Deschamps: Spanja është favoritja, jo ne!

Deschamps: Spanja është favoritja, jo ne!

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e ka cilësuar Spanjën si favorite në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke ia kaluar rivalit presionin për përballjen e madhe.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku francez vlerësoi maksimalisht kampionët në fuqi të Europës, duke kujtuar edhe përballjen mes dy skuadrave në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve sezonin e kaluar.

“E njohim shumë mirë Spanjën. Ata janë kampionët në fuqi të Europës. Jemi përballur edhe në gjysmëfinalen e Nations League verën e kaluar. Para nisjes së Botërorit, shumë njerëz na konsideronin ne favoritë, por Spanja është favoritja e vërtetë”, deklaroi Deschamps.

Sipas trajnerit francez, sukseset e arritura nga spanjollët gjatë viteve të fundit bëjnë që ata të mbajnë edhe peshën më të madhe të pritshmërive, pavarësisht se humbën finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë.

“Kjo vendos më shumë presion mbi ta për shkak të gjithçkaje që kanë arritur, edhe pse humbën finalen e Nations League kundër Portugalisë. Megjithatë, ata janë një skuadër shumë e fortë dhe kanë shumë pika të forta”, u shpreh ai.

Në fund, Deschamps theksoi se niveli i garës është jashtëzakonisht i lartë në këtë fazë të turneut.

“Mbi të gjitha, kjo është gjysmëfinalja e Kupës së Botës dhe niveli është tashmë jashtëzakonisht i lartë”, përfundoi trajneri i Francës.

EMISIONET