Derbi i luftuar por pa fitues. Partizani-Tirana mbyllet në barazim

Derbi i luftuar por pa fitues. Partizani-Tirana mbyllet në barazim

Është një derbi shumë i luftuar ai mes Partizanit dhe Tiranës ku të dyja skuadrat mund të kishin fituar me rastet që paten por në fund gjithçka mbyllet në barazim pa gola dhe sigurisht fituesi këtu është Teuta.

Ishte Tirana që e nisi mire ndeshjen me disa raste me Seferin dhe Danso ndërsa Partizani pati një rast të pafalshëm me Stenio Junior ku 5 metra nga porta nuk e shtyn topin në rrjetë.

Edhe një gol u shënuar nga Cinari në 32’ u anulua për pozicion jashtë loje teksa në minutën 40’ traversa ndal Tiranën nga goli i pësuar kur Asani goditi përmes një gjuajtje standarde.

Në pjesën e dytë sërish Partizani e nis më mirë ndërsa Tirana fiton terren dhe në 73’ Seferi nuk shënoi pas një gabimi në zonë të lojtarëve të kuq.

Partizani tentoi sërish deri në fund të krijonte por lodhja u ndje për skuadrën e Ilir Dajës dhe në fund derbi u mbyll pa fitues, një rezultat që nuk i bën punë asnjërit prej ekipeve.

Teuta shkëputet në krye 3 pikë larg Partizanit me të cilët do të përballet në javën e ardhshme ndësa Tirana tani ka nevojë për një mrekulli për të arritur Europën.

EMISIONET