De Gea drejt Serie A, ja kushtet që portieri ka për klubin italian për të firmosur

De Gea drejt Serie A, ja kushtet që portieri ka për klubin italian

Prej disa javësh tashmë Fiorentina ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me David de Gea-n, i cili së fundmi është bindur që të firmosë me klubin nga Firence.

Ish-portieri i Manchester United ka rreth 14 muaj pa klub dhe oferta e Fiorentina-s u duk menjëherë tunduese për 33-vjeçarin.

Fiorentina i kishte lënë mundësinë portierit që të shfaqte kërkesat e tija për kushtet, pra kohëzgjatjen e bashkëpunimit dhe pagën, teksa së fundmi mediet italiane kanë zbuluar shifrën e kërkuar nga De Gea.

33-vjeçari spanjoll kërkoi një kontratë 1-vjeçare me opsionin për një vit tjetër shtesë, ndërsa paga e kërkuar është 2 milionë euro neto plus 1 milion bonuse në vitin e parë, duke u rritur në 3 milionë euro plus 1 milion bonuse në të dytin.

EMISIONET