Daja: Egnatia ka kontigjent, ne nuk kishim energji në këmbë

Ilir Daja e argumentoi pamundësinë e Dinamos për të përballuar Egnatian me kontingjentin e kufizuar të lojtarëve.
“Egnatia e meritoi fitoren, bëri një pjesë të parë shumë të mirë dhe në pjesën e dytë u tërhoq për të ruajtur avantazhin.
Ajo që nuk shkoi me ne është se nuk kemi pasur kontingjent, me ngjeshjen që u bë në këtë moment u pa që nuk kishim energji në këmbë, se të luash derbi të dielën dhe të mërkurën me Egnatian që kryeson, është e vështirë për ne.
Egnatia ka kontingjent, ne e kemi përballuar me 10-15 vetë. Në pjesën e parë Egnatia ishte më e freskët se ne, edhe për rrugët e daljes së topit ne nuk kishim energji, nuk ishte problem i spostimit të lojtarëve për një manovër më të mirë.
Nuk kemi pasur asnjë moment për të përgatitur ndeshjen, ashtu edhe Egnatia, por ajo ka një kontingjent më të plotë, ne kemi dëmtime.
Ndaj ne kemi punuar me grupin për disa gjëra që kemi punuar më parë bashkë, por nuk funksionuan se kur lojtarët nuk kanë energji, nuk kanë çfarë manovre apo taktike të shfaqin në lojë.
Loran dhe Zabërgja janë dy lojtarët që pothuajse kanë bërë të gjitha ndeshjet 90 minuta.
Dita nuk është gati, ne me zor mbajmë edhe Mandelën me minutazh të madh se edhe ai vjen nga dëmtimi.
Nëse edhe ne do të kemi kontingjentin e plotë, edhe ata, besoj se duhet të flasim ne momentin e duhur se ka një fazë të plotë të mbetur. Por personalisht në drejtimin e Dinamos, kam një fitore, një barazimi e një humbje me Egnatian.
Që do të thotë se pavarësisht se është e avantazhuar dhe vjen si kampione dhe ka eksperiencë, në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Ne e respektojmë në maksimumin por nuk e kem frikë”, tha pas ndeshjes.

