John Cena zbulon transplantin e flokëve: Ma ndryshoi plotësisht jetën

John Cena zbulon transplantin e flokëve: Ma ndryshoi plotësisht

Mundësi profesionist dhe aktori i njohur amerikan, John Cena, ka folur hapur për transplantin e flokëve që ka kryer gjatë viteve të fundit, duke treguar se ndërhyrja ka pasur një ndikim të madh në jetën e tij personale dhe profesionale.

Cena ka deklaruar se qëllimi i tij ishte të rikthente më shumë flokë dhe se rezultati përfundimtar i ka dhënë shumë kënaqësi.

“Qëllimi ishte të kisha më shumë flokë dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ta arritur. E dua mjekun tim. Kjo ma ndryshoi plotësisht jetën”, u shpreh ai.

Aktori zbuloi se ishte aq i kënaqur me rezultatin e ndërhyrjes së parë, sa vendosi të kryente edhe një transplant të dytë rreth 15 muaj më vonë. Sipas tij, procedura e parë zgjati rreth 13 orë e gjysmë, ndërsa e dyta rreth tetë orë.

Cena theksoi se ka pasur besim të plotë te mjeku dhe procesi, duke e konsideruar këtë ndryshim si një hap të rëndësishëm për vetëbesimin e tij.

Më herët, në një intervistë për revistën “People”, ai kishte treguar se pamja e re ka ndikuar pozitivisht edhe në karrierën e tij si aktor, pasi një ndryshim i tillë mund t’i hapë mundësi për role të reja dhe karaktere të ndryshme.

 

 

 

EMISIONET