Ish-ambasadori Konçi: Trump synon dobësimin e regjimit iranian, jo shkatërrimin e Iranit

Ish-ambasadori Konçi: Trump synon dobësimin e regjimit iranian, jo

Ish-ambasadori Besnik Konçi ka analizuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke u ndalur te qasja e administratës së presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit dhe përplasjet gjeopolitike në rajon.

Në një intervistë për “Ora News”, Konçi tha se strategjia e Trumpit nuk synon shkatërrimin total të Iranit, por dobësimin e regjimit aktual dhe kufizimin e kapaciteteve të tij për të destabilizuar rajonin.

Sipas tij, një rrëzim i plotë i Iranit mund të sillte pasoja të rënda globale, përfshirë destabilitet në Lindjen e Mesme, valë refugjatësh dhe ndikime në tregjet energjetike.

“Presidenti Trump beson se alternimi i diplomacisë me dobësimin e regjimit mund të japë rezultat. Ai mbetet besnik i idesë se shkatërrimi i plotë i Iranit do të sillte pasoja të paparashikueshme për rajonin dhe ekonominë globale”, u shpreh Konçi.

Ish-ambasadori theksoi se sipas kësaj qasjeje, Irani është dobësuar ndjeshëm dhe nuk konsiderohet më si fuqia që mund të kërcënojë rajonin në të njëjtën mënyrë si më parë.

Konçi foli edhe për mundësinë e një qeverie alternative iraniane, duke deklaruar se administrata amerikane mund të jetë duke mbajtur kontakte me faktorë opozitarë jashtë vendit.

“Një nga gjërat që e shqetëson regjimin iranian është ideja se SHBA mund të mbështesë një alternativë politike”, tha ai.

Duke komentuar situatën ushtarake në rajon, Konçi u shpreh se aleatët e SHBA-së kanë krijuar një nivel të ri bashkëpunimi përballë kërcënimit iranian. Ai përmendi praninë e qindra avionëve ushtarakë të vendeve të rajonit dhe kapacitetet amerikane të dislokuara në Lindjen e Mesme.

Ish-ambasadori u ndal edhe te takimi mes Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se në fokus do të jetë strategjia e mëtejshme ndaj Iranit dhe mënyra e menaxhimit të krizës.

Sipas tij, një element i ri në këtë panoramë është edhe përfshirja e mundshme e Rusisë dhe Ukrainës përmes dimensionit të inteligjencës dhe mbështetjes politike.

“Gjithçka mbetet e hapur. Situata është komplekse dhe do të varet nga hapat që do të ndërmerren në ditët dhe muajt në vijim”, përfundoi Besnik Konçi.

Besnik Konçi: Zgjedhjet e presidentit Trump ose Partisë Konservatore, Republikane. Dhe më pas të fillojnë, përpjekjet për inpeachment që shpresohet me atë gjë që demokratët dinë të bëjnë. Dhe nga ana tjetër, më pas të shpresojnë që të vijë një president i tipit Obama, ose po themi Biden-a, ose John Kerry-a, Anthony Lincoln, të tipit të tillë që do të jetë me një qasje më të butë. Ndërsa nga ana e tij, presidenti Trump beson se alternimi i diplomacisë me dobësimin e regjimit të tiranit mund të japë rezultat.

Ai mbetet besnik i asaj që, Irani duhet evituar shkatërrimi i plotë i Iranit, sepse kjo mund të sjellë një destabilitet në rajon, mund të sjellë gjithashtu destabilitet me pasoja të rënda edhe për mbarë globin, edhe mund të çonte në një valë refugjatësh e në shkatërrime të cilat do të duhej të përballoheshin pastaj nga i gjithë globi, dhe që do të kishin pasoja edhe në furnizimin me naftë të të gjithë globit, pra në ekonominë globale, të cilës ai po i ruhet shumë dhe për hir të së vërtetës deri më tani ka arritur me gjithë kundërshtimet e ndryshme, ai ka arritur ta administrojë shumë mirë këtë situatë.

Nga ana tjetër, por për të qenë të qartë, dhe duke iu referuar thjesht presidentit Trump, i cili gjatë gjithë këtyre ditëve ka dhënë goxha intervista dhe ka sqaruar goxha, ai thotë që shiko, unë jam tani, mund të them në minimale mund të them që shiko unë shkatërrova një investim prej 1.5 trilion dollarësh të bërë për 50 vjet nga regjimi i Iranit, e kam dobësuar Iranin. Irani nuk mund të jetë më bulli i Lindjes së Mesme, nuk ka më kapacitete të sulmojë apo të intimidojë rajonin dhe më gjerë. Mbetet vetëm kjo ngushtica e Hormuzit, e cila do të ketë rëndësinë e saj edhe për dy tre vjet jo më shumë. Atëherë këtu të gjithë aleatët duhet të bashkohemi dhe ne kemi kapacitete që me këtë regjim të dobësuar, mund ta përballojmë mbajtjen e hapur të ngushticës së Hormuzit.

Nga ana tjetër kam shenja dhe informacione të mirëbesueshme që në këtë moment administrata është në bisedim edhe me qeverinë alternative, qoftë kjo koalicioni i princit të kurorës, apo një koalicion më i gjerë. Dhe kjo që e tmerron shumë Iranin dhe që e detyroi që të lutet, e me të vërtetë kjo është e vërtetë, që janë lutur për bisedime, është fakti që Trumpi i la të kuptojnë, shiko unë nuk jua heq sanksionet, unë nuk jua shkrij llogaritë bankare, ju nuk jeni më regjim legjitim si regjim sepse ju vetëm gënjeni, ju vetëm sillni fatkeqësi, ju vratë 40 mijë - 50 mijë iranianë pa, me një të rënë të lapsit. Ju nuk jeni më përfaqësues legjitim. Unë kam për atë qeverinë alternative, unë merrem me ato. Paratë do t'jua jap asaj qeverie alternative në ekzil, të njëjtën skemë që bëri Ajatollahu 50 vjet më parë për të ardhur në pushtet. Atëherë Trumpi po thotë, atëherë unë këtë gjë po bëj dhe ju vazhdoni aty, deri në momentin që, ka të dhëna që ka organizime në brenda Iranit, edhe armatime të popullsisë, të cilat në një të ardhme gradualisht mund të provokojnë edhe një unrest siç quhet, ose një lëvizje nga brenda, me ndihmën dhe nga jashtë.

Dhe ajo që presidenti Trump tha në mënyrë shumë të qartë, 'shiko, gjithkush po mendon se unë do të kërcënohem nga rezultati i zgjedhjeve të ardhshme', tha, 'unë kam kohë.' Dhe për ta vërtetuar, unë siç e shikoj unë këtë tani është interpretimi im, nuk bazohet mbi këto fakte, presidenti Trump ka filluar ta kthejë luftën për zgjedhjet në një luftë ndërmjet socialistëve-demokratë amerikanë, pra rrezikut të komunizmit në Amerikë, dhe common sense ose të modelit amerikan që përfaqësohet nga republikanët. Pra e ka kthyer atë fokusin e luftës së brendshme në Amerikë, politikës së brendshme në Amerikë, ndërmjet rrezikut të ardhjes së një të majte ekstreme që është reale po të shikojmë, me mandamin e një kompanie që po emërohen në mënyrë masive si alternativa të Partisë Demokrate Amerikane, dhe të pjesës tjetër që është common sense-i ose kapitalizmi, siç e quan presidenti Trump, demokracia, dhe ai po përpiqet ta kthejë këtu fokusin e zgjedhjeve të nëntorit.

Tani do të shikojmë, të gjitha gjërat janë të hapura, asgjë nuk mund të thuhet me siguri, unë për vete po mundohem të lexoj ato që po ndodhin duke u përpjekur pastaj të shikojmë se si do të shkojnë gjërat. Pritet edhe takimi i presidentit Trump me Netanyahun sot. Një takim i cili do të fokusohet në të ardhmen. Pra regjimi i Iranit është treguar i zgjuar në këtë moment të mos e provokojë Izraelin, sepse e di që po provokove Izraelin, reagimi i Izraelit është disproporcional dhe Izraeli ka kapacitete. Nga ana tjetër do shikojmë edhe se si do të jetë strategjia, sepse për të shtuar në atë panoramën që dhashë, mos harrojmë se në rajon ka 900 avionë ushtarakë, që janë të gjithë të vendeve të rajonit, që për hir të së vërtetës presidenti Trump ka arritur t'i vendosë në një harmoni që kurrë nuk ka ekzistuar më parë, një frymë bashkëpunimi, sepse të gjithë e kuptojnë rrezikun kryesor që vjen nga Irani.

Këtyre 900 avionëve ushtarakë i shtohen dhe 500 deri në 600 avionë ushtarakë amerikanë që janë në rajon, të cilët janë gjithmonë të gatshëm, në qoftë se regjimi i Iranit mundohet të bëjë lëvizje të tilla, me ato kapacitete që ka, atëherë këta janë të gatshëm çdo moment të kundërveprojnë. Kjo më duket mua është strategjia për momentin. Do të shikojmë si do shkojnë gjërat në të ardhmen. Atëherë unë këtu thjesht po i, po citoj kryeministrin Netanyahu në një intervistë të dhënë para disa orësh në Fox News. Në qoftë se Irani guxon të na sulmojë sadopak, do të shikojë se do të përballet me një furtunë të tillë që s'e ka parë asnjëherë.

Kjo ishte, kjo i ka përmbledhur të gjitha. Dhe Irani në këtë moment është treguar disi i zgjuar për të mos e provokuar Izraelin sepse ai do të eskalonte. Dhe ky takim do të lidhet me të ardhmen, me strategjinë, me atë çfarë do të bëhet, qoftë për ta dobësuar apo për ta përmbysur regjimin e Iranit. Me të gjitha këto mënyra që unë thashë, qoftë lëvizje kinetike, pra lëvizjet ushtarake, qoftë me lëvizjet politike me qeveri alternative, qoftë me provokimin nga poshtë të masave, me armatosjen apo me nxitjen e një lëvizjeje nga brenda, tashmë që regjimi duket edhe më i dobësuar, por megjithatë bëhet dhe më i rrezikshëm.

Dhe sidomos, ka një element shumë të rëndësishëm të që i shtohet gjithë kësaj panorame është, involvimi i Ukrainës dhe i Rusisë në këtë lloj, po themi, konflikti. I cili përbën një lloj rrezikshmërie. Dhe presidenti Trump i pyetur dje në Air Force One në lidhje me ndihmën që Rusia po i jep, ndihmën me inteligjencë që Rusia po i jep Iranit, u përgjigj që, shiko, kjo edhe mund të ndodhë, sepse sikurse ne ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet, në luftën kundër Rusisë, unë tha pres që edhe Rusia ta bëjë një gjë të tillë, megjëse unë jam në kontakt me presidentin Putin që më ka premtuar që nuk do të involvohet

EMISIONET