CHIESA TE JUVE? VENDOSET MË 18 JANAR/ Liverpooli kërkon shitje të menjëhershme ose huazim me detyrim blerjeje

Federico Chiesa shfaqet si një “okazion merkatoje” për Juventusin, në një periudhë ku shumica e klubeve italiane kanë hapësira të kufizuara financiare për investime madhore.
Bardhezinjtë kanë nevoja prioritare në mesfushë, në krahun e djathtë dhe në fazën ofensive, por profili i Chiesas mbetet tepër i vështirë për t’u refuzuar.
Sulmuesi italian e njeh mirë ambientin në Torino, megjithëse u largua me tension në verën e vitit 2024. Ai dëshiron të rikthehet në Itali për të gjetur minuta, vazhdimësi dhe për t’u ripoziticionuar si protagonist në prag të Botërorit 2026.
Klubi anglez kërkon shitje të menjëhershme ose huazim me detyrim blerjeje, me synimin për të rikuperuar rreth 12 milionë euro të investuara 18 muaj më parë.
Megjithatë, përdorimi i kufizuar i lojtarit nën drejtimin e Slot mund t’i japë Juventusit hapësirë negociuese. Në garë mbeten gjithashtu Napoli dhe Roma.
Një element i rëndësishëm në kohëzgjatjen e operacionit është Kupa e Afrikës.
Liverpooli do të presë rikthimin e Mohamed Salah, me të cilin pritet gjithashtu të qartësohen raportet pas tensioneve të fundit.
Egjipti synon finalen e turneut më 18 janar, çka e bën të vështirë konkretizimin e marrëveshjes para asaj date — përveçse në rast eliminimi të parakohshëm.

