BOTA E SPORTIT NË ZI/ Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare biatlonisti lituanez

BOTA E SPORTIT NË ZI/ Ndërron jetë në moshën

Bota e sportit është tronditur nga vdekja e papritur e biatlonistit lituanez, 27-vjeçar, Linas Banys. Lajmi u konfirmua nga Federata Lituaneze e Biatlonit, e cila e përshkroi humbjen si një goditje të rëndë për familjen dhe sportin në vend.

Gjatë karrierës së tij, Banys përfaqësoi Lituaninë në Lojërat Olimpike Dimërore, tre Kampionate Botërore dhe gara të Kupës së Botës, duke fituar edhe titullin kampion kombëtar.

Ai ishte tërhequr nga sporti aktiv në vitin 2024.

Rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushëllimi, ku fansat dhe komuniteti sportiv e kujtuan si një sportist të talentuar dhe të përkushtuar. Në Lojërat Olimpike 2022 në Pekin, Banys garoi në stafetën 4×7.5 km, ku skuadra lituaneze përfundoi në vendin e 14-të. Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë bërë ende të ditura.

EMISIONET