Birja: Koha të ndalem si lojtar dhe të kontribuoj për brezin e ri në futboll
Në studion e Ora News ishte i ftuar ish-sportisti Kadri Birja.
“Jam në hapat e parë të punës, jam i emocionuar për këtë vendim të marrë. Një jetë e tërë në fushën e blertë… Vendimi për t’u shkëputur nga futbolli, besoj se kishte ardhur momenti që doja ta ndaloja dhe të shikoja edhe veten. Çdo gjë ka një fillim dhe ka edhe një fund.
Kam pasur mjaft mbështetje nga familja për rrugëtimin e ri, tha ai.
Mungojnë njerëzit që vijnë nga futbolli aktiv; pra është mirë që me eksperiencën tonë të mësojmë brezat e rinj, t’u japim leksione dhe t’i ndihmojmë në zhvillimin e tyre.”
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:

