Bie ritmi i golave të Bellingham te Reali, vetëm 3 në vitin 2024

Bie ritmi i golave të Bellingham te Reali, vetëm 3 në vitin 2024

Pas një fillimi të vrullshëm të sezonit, duke kaluar çdo pritshmëri, Jude Bellingham duket se është kthyer me “këmbë në tokë” në ndeshjet e fundit. Deri në dhjetor, ish ylli i Dortmunjdit, kishte arritur të tejkalonte të gjitha pritshmëritë, veçanërisht nga pikëpamja e realizimit të golave, duke arritur majat e golashënuesve të La Liga-s.

Gjithsesi nga fillimi i vitit 2024, anglezi ka shënuar vetëm tre gola. Bellingham ka pasur edhe probleme me dëmtimet dhe shqetësime fizike, që kanë bërë që të mos jetë në gjendjen e tij më të mirë.

Carlo Ancelotti ndërkohë nuk është aspak i shqetësuar nga rënia e një prej lojtarëve të tij më të mirë. Sipas strategut italian, Bellingham do të rikthehet i zakonshmi në ndeshjet në vijim për të rigjetur dhe golat. 

EMISIONET