Barcelona vazhdon “gjuetinë” e talenteve, Maza dhe Karl në fokus të klubit!

Menaxheri sportiv i FC Barcelona po vazhdon strategjinë e tij për të siguruar talentet më premtuese të futbollit evropian, me synimin për të forcuar skuadrën në afat të gjatë.
Sipas mediave spanjolle, trajneri Hansi Flick ka identifikuar dy objektiva kryesorë që aktivizohen në Bundesligën gjermane.
Emri i parë në listë është Ibrahim Maza, mesfushor sulmues i Bayer Leverkusen, i cili ka spikatur për kreativitet, driblim dhe aftësi në fazën ofensive. Ai konsiderohet si një nga talentet më premtues të brezit të tij.

Objektivi i dytë është Lennart Karl i Bayern Munich, një tjetër talent i ri që ka tërhequr vëmendjen e skautëve të klubit katalanas, pavarësisht një dëmtimi muskulor që ka ndikuar në zhvillimin e tij të fundit.

Përveç këtyre dy emrave, lista e vëzhgimeve të Barcelonës përfshin edhe lojtarë të tjerë si Kees Smit (AZ Alkmaar), Lewis Miley (Newcastle United) dhe Rodrigo Mora (FC Porto), të cilët po monitorohen nga afër nga skautët e klubit.
Bordi i Barcelonës pritet të marrë vendime për hapat e ardhshëm në javët në vijim, ndërsa klubi vazhdon të fokusohet në ndërtimin e një gjenerate të re për të ardhmen.
