Moment i sikletshëm në Formula 1, Kim Kardashian nuk i përgjigjet gazetarit!

Moment i sikletshëm në Formula 1, Kim Kardashian nuk i përgjigjet

Kim Kardashian është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pasi injoroi gazetarin e njohur të Formula 1, Martin Brundle, gjatë Grand Prix të Monakos 2026.

Reporteri i Sky Sports, i njohur për intervistat spontane në “grid walk” para nisjes së garave, iu afrua Kim Kardashian dhe Khloé Kardashian për një intervistë të shkurtër para fillimit të garës.

 Sipas videove që po qarkullojnë online, Brundle e pyeti Kim Kardashian, 45 vjeçe, se si ndihej atë ditë, por ajo nuk iu përgjigj dhe shmangu kontaktin, duke kthyer shikimin nga ana tjetër.

Në pamje shihet gjithashtu një anëtar i stafit të Formula 1 duke i pëshpëritur diçka, ndërsa Brundle dëgjohet duke thënë: “Mos më shtyni”.

Ai e pyeti sërish: “A po e shijoni Formula 1?”, por Kim Kardashian vetëm bëri me dorë dhe vazhdoi rrugën pa dhënë përgjigje.

Më pas, Kim dhe Khloé Kardashian u larguan së bashku me shoqëruesit e tyre, ndërsa Brundle komentoi me zhgënjim: “Pra, sot nuk do të flasim”.

EMISIONET