Balogun lejohet të luajë ndaj Belgjikës, shpërthen polemika në FIFA! Raportime për kërkesa ndaj Infantinos dhe padi në përgatitje

FIFA po përballet me reagime pas një vendimi disiplinor që ka ngritur pikëpyetje vetëm pak para ndeshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Belgjikës.
Sipas raportimeve jozyrtare, disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s po shqyrtojnë mundësinë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit, Gianni Infantino.
Raportimet flasin edhe për përgatitjen e një padie ndaj Infantinos, me pretendimin se FIFA ka shkelur rregullat për të favorizuar një lojtar dhe një shtet.
Në qendër të debatit është rasti i sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun.
Atij i është hequr kartoni i kuq i marrë në ndeshjen ndaj Bosnjës, çka i hap rrugën të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Belgjikës.
Vendimi është kundërshtuar nga federata belge, e cila ka paraqitur apel.
Ndeshja mes SHBA-së dhe Belgjikës është planifikuar të zhvillohet nesër në orën 02:00.


