Rrëfimi i Penélope Cruz: Vazhdoja të qeshja në film ndërsa përjetoja humbjen më të madhe!

Penelope Cruz ka bërë një rrëfim prekës për një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke zbuluar se humbi të atin gjatë xhirimeve të filmit “Zoolander 2”, por u detyrua të rikthehej në shesh vetëm pak orë më vonë
Në një intervistë për Daily Mail, aktorja spanjolle tregoi se lajmin tronditës e mori gjatë xhirimeve të natës, kur babai i saj ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër.
Megjithëse ishte e shkatërruar emocionalisht, produksioni i filmit nuk mund të ndërpritej dhe Cruz u kthye në punë, duke xhiruar skena komike ndërsa përjetonte një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së saj. Aktorja zbuloi se nuk ishte e vetmja që po kalonte një tragjedi personale.
Edhe bashkëylli i saj, Ben Stiller, humbi nënën gjatë së njëjtës periudhë të xhirimeve, çka krijoi një lidhje të veçantë mes tyre.
Situata na afroi shumë. Të dy po përjetonim një humbje të madhe ndërsa përpiqeshim të bënim njerëzit të qeshnin-ka treguar Cruz.
Sipas saj, fakti që duhej të vazhdonte punën pavarësisht dhimbjes ishte një nga sfidat më të mëdha të karrierës, por edhe një përvojë që i ndryshoi mënyrën se si e sheh jetën.
Aktorja tha se kjo periudhë e bëri më të vetëdijshme për brishtësinë e jetës dhe rëndësinë e shëndetit, duke theksuar se tragjeditë personale nuk ndalen vetëm sepse kamerat vazhdojnë të xhirojnë.
Penelope Cruz e kujton ende atë periudhë si një nga kapitujt më intensivë emocionalisht në jetën e saj, ndërsa pranon se përkrahja dhe mirëkuptimi që gjeti te Ben Stiller e ndihmuan të përballonte një humbje që nuk do ta harrojë kurrë.

