Ausilio e mohoi, por në Itali insistojnë: Inter nuk i ndahet Brojës

Ausilio e mohoi, por në Itali insistojnë: Inter nuk i ndahet

Tifozët kuqezi pritën me padurim rikthimin e Armando Brojës, por për fat të keq sulmuesi nuk ia doli të ishte në dispozicion të Sylvinho-s për sfidën kundër Republikës Çeke, zyrtarisht ndjente shqetësim në gjurin e operuar, duke detyruar stafin ta linte të lirë për t’u bashkuar me ekipin e tij, Chelsea.

Situata me sa duket nuk është shqetësuese pasi Broja është shfaqur menjëherë në stërvitje, në dispozicion të Pochettino-s për sfidën kundër Arsenal me 21 tetor.

Broja
Broja

Në kushte perfekte fizike apo jo, Broja mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve. Pak ditë më parë, Pier Ausilo, drejtori Sportiv i Inter, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ku ishte i ftuar nderi nga FSHF, theksoi se: “Inter nuk është i interesuar për Armando Brojën”, deklaratë kjo e cili erdhi menjëherë pas mediat italiane shkruanin se sulmuesi kuqezi është një objektiv i klubit zikaltër për të përforcuar fazën sulmuese.

Pavarësisht deklaratës së Ausilos, La Gazzetta dello Sport insiston: Broja është alternativa e parë nëse Mehdi Taremi, sulmuesi i Porto-s nuk arrin të transferohet në Milano.

"La Gazzetta" shkruan, se nëse kjo piste bie, atëherë Inter do të provojë të marrë Brojën që në merkaton e janarit pasi Inzaghi-t i duhet një opsion më shumë për fazën ofensive.

Ausilio e mohoi, por në Itali insistojnë: Inter nuk i ndahet

EMISIONET