Atletico Madrid turpërohet në La Liga nga Rayo që lufton për mbijetesë

Atletico Madrid turpërohet në La Liga nga Rayo që lufton për

Rayo Vallecano hodhi një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë në La Liga, pasi mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Atlético Madrid, që synon zonën e Ligës së Kampioneve.

Skuadra vendase befasoi madrilenët me dy gola brenda pesë minutave pak para pushimit. Fillimisht shënoi Fran Pérez, ndërsa më pas diferencën e dyfishoi Óscar Valentín, duke lënë Atleticon të tronditur dhe pa reagim në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, madrilenët u përpoqën të rrisin ritmin, por pa arritur të rikthehen në lojë. Në minutën e 75-të, Nobel Mendy vulosi përfundimisht fitoren e Rayos me golin e tretë, duke ndezur festën e tifozëve vendas.

Me këtë sukses, Rayo del nga zona e rënies dhe ngjitet në vendin e 16-të në renditje, ndërsa skuadra e drejtuar nga Diego Simeone mbetet në vendin e katërt.

EMISIONET