Alarm te Spanja: 2,500 pasime dhe asnjë gol, kampionët e Europës zhgënjejnë në Botëror!

Alarm te Spanja: 2,500 pasime dhe asnjë gol, kampionët e Europës

Janë bërë 2500 pasime deri në golin e fundit. Kjo ishte një statistikë e BBC-së britanike për Spanjën, ndërsa kampionët e Europës zhgënjyen në Botëror.

“Furitë e Kuqe” nuk u dukën aspak të furishëm, ndërsa Kepi I Gjelbër arriti të merrte pikën ndaj rivalit shumë më të fortë.

Që kur Alvaro Morata shënoi në minutën e 11-të ndaj Katarit në Botërorin e vitit 2022, në dy ndeshjet e tjera, atë ndaj Japonisë dhe tani kundër Kepit të Gjelbër, janë bërë 49 gjuajtje drejt portës, janë shkëmbyer 2500 pasime, por nuk është shënuar asnjë gol.

Kjo, në mbi 270 minuta duke llogaritur edhe kohët shtesë për humbje kohe. A thua kjo është Spanja që do të shohim në Amerikën e Veriut?

Ndoshta jo, sepse trajneri De la Fuente na tregoi lojë tjetër gjatë Kampionatit Europian që iberikët e fituan në Gjermani dy vjet më parë. Ndoshta ndikoi mungesa e dy yjeve të krahut, Lamin Jamal dhe Niko Uilliams, që hynë në fushë vonë.

Ndoshta forma e dobët e regjisorëve si Pedri e Rodri, apo edhe fakti që spanjollët nuk kanë asnjë lojtar të Realit. Ndoshta, më shumë ndikoi formë e dobët e kampionëve të Europës në përgjithësi, lodhja dhe mungesa e dëshirës për të luajtur kaq shumë ndeshje në një sezon.

Gjithsesi, historia na thotë se Kepi i Gjelbër nuk ishte mallkimi i parë i “Furive të Kuqe” në startin e turneve të mëdhenj. Spanja e ka fituar ndeshjen e parë vetëm në 3 nga pesëmbëdhjetë sfida në fazat finale të Botërorëve.

EMISIONET