SPAK detyron Lapsin të dorëzojë databazën, gazetarët: Nuk e japim burimin, ose sekuestrimi me forcë i zyrave ose ndalimi i dy gazetarëve

Gjykata e Posaçme detyron portalin Lapsi.al të dorëzojë databazën me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës.
Të premten që lamë pas, drejtuesit e portalit Armand Shkullaku dhe Andi Bushati refuzuan që të dorëzojnë materialin me të dhënat e qytetarëve, pjesë nga i cili edhe i kanë bërë publike.
SPAK ka nisur hetimet çdo ditë publikohen fakte që dëshmojnë se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe gjurmuar për identifikimin e prirjeve te tyre politike.
Ndërkohë, Lapsi.al dhe dy gazetarët përmes portalit të tyre bëjnë me dije se shprehen se një veprim i tillë është diçka skandaloze.
Madje ata shprehen se gjyqtarja Iliriana Olldashi ka urdhëruar sekuestrimin e aparateve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), USB dhe CD të medias.
Gjykata e Posaçme të Krimeve të Rënda ka nisur në një vendim që Lapsi.al e ka marrë në dorë nga kërkesa e prokurores së SPAK Enkeleda Millonai.
Ajo ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të burimit duke e ruajtur atë.
Ndërkohë, vetë dy gazetarët shprehen se e kanë në kodin e tyre profesional që nuk duhet ta dozojnë burimin, duke theksuar gazetarët anembanë botës kanë bërë burg për këtë, duke shtuar se edhe Lapsi.al do të mbajë të njëjtin qëndrim.
"Natyrisht në deklarimet e tyre gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kanë qenë të prerë se ata nuk e tregojnë burimin e tyre të informacionit brenda PS-së dhe as nuk japin elemente që e identifikojnë atë. Për rrjedhim pritet ose sekuestrimi me forcë i zyrave të Lapsi.al ose ndalimi i dy gazetarëve." - thuhet ndër të tjera në shkimin e Lapsit.



