Ora 10: 58 Përplasen me policinë pasi policia nuk I lejon të qëndrojë aty. Policia kërkon që ata të zhvendosen më tutje.
Ka pasur përplasje dhe shoqërim të protestuesve. Ministri I Jashtëm grek Nikos Dendias pritet të mbërrijë në ministri në orën 11:30
Ora 10: 55 Policia ndalon protestën e PDIU dhe “Çamëria” para ministrisë: Shkak covidi
Policia ndalon protestën e PDIU dhe Shoqatës “Çamëria” paralajmëruan sot para ministrisë së Jashtme me rastin e vizitës në Tiranë të Nikos Dendias, kryediplomat i Greqisë.
“Është i turpshëm reagimi dhe arsyeja: parandalimi i covidit. Bëhen asambletë e Edi Ramës dhe nuk ka covid. Ne nuk e zgjodhëm protestën në kohë kovidi por Greqia në kohë covidi kërkon 12 milje nga deti ynë” u shpreh Idrizi
Nën motot “Mos prek Shqipërinë!”, “Mos harro Çamërinë!”, “Shoqata patriotike “Çamëria” dhe PDIU ftonte të gjithë shqiptarët sot në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:
Çështjen Çame
Heqjen e ligjit të luftës
12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë“
Ora News sjell pamje nga ministria e Jashtme ku ishin shtuar prezenca e policisë, me qëllim mbarëvajtjen e situatës.
Nikos Dendias e nis vizitën e tij në Tiranë me takimin e tij në ministrinë e jashtme në ora 11:00.
/a.r, OraNews
Lexo dhe:
Idrizi përplaset me policinë: Kur Rama bën Asamble nuk ka covid, për ne që mbrojmë detin ka