Shkodër: Koncesionari largon 25 laborantë
Kalimi me koncesion i laboratorit të Spitalit të Shkodrës, është shoqëruar me kërkesa për largimin e disa punonjësve. Vendimi ka sjellë jo vetëm protestën e mjekëve por edhe të sindikatës.
Pretendimi është që laborantët duhet të japin dorëheqjen, e më pas do të nënshkruajnë kontratë të re me koncesionarin, por përfaqësuesi I bluzave të bardha Paolo Kaceri, shprehet se pas kësaj 25 laborantët mund të dalin të papunë.
"Faktikisht është një hile e përdorur nga Ministria e Shëndetësisë kundrejt punëtorëve të Spitalit Rajonal Shkodër siç ka bërë dhe herë të tjera"
Sindikata e quan absurd largimin e punonjësve, në një kohë që koncensionari përdor të njëjtin ambient në spital, po ashtu edhe pajisjet, ndërsa për personelin përdor standard tjetër.
"Çdo procedure tjetër që do të kryhet do të jetë zgjidhja e kontratës në mënyrë të njëanshme"
Vendimin e ka quajtur të paligjshëm, edhe kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shkodrës, Albert Tuka, madje ai shprehet se nuk ka pasur asnjë njoftim.
''E cilësoj shkelje flagrante ligjore në lidhje me ndryshimin në strukturën e tij organizative se Spitali Rajonal Shkodër ka njoftuar federatën e sindikatave të shëndetësisë Shkodër gjë e cila nuk është e vërtetë"
25 punonjësve në laboratorin e Spitalit të Shkodrës, u është kërkuar që të japin dorëheqjen në bllok, të dalin të papunë në zyrën e punës, e më pas të aplikojnë për të njëjtin pozicion tek koncensionari që do marrë shërbimi
