VIDEO/ Ornela Çuçi, ekspertja mjedisit që kujdeset për qytetet “N’Qytet me Maksin”

VIDEO/ Ornela Çuçi, ekspertja mjedisit që kujdeset për

“N’Qytet me Maksin”, është podcasti i realizuar mbi arkitekturën, urbanistikën dhe elementët e lidhura me to, realizuar nga arkitekti Maks Kola.

E ftuara e radhës ishte pedagogia dhe ish-zëvendësministrja e Mjedisit Ornela Çuçi, e cila foli fillimisht mbi qytetin e saj të lindjes Gjirokatrën.

Në bisedë Çuçi teksa foli mbi vlerat kulturore të qytetit theksoi se ajo çfarë e penalizon më së shumti Gjirokastrën sot në zhvillimin e mëtejshëm të saj është ligji aktual mbi trashëgiminë kulturore.

“Këtë e them sepse në çdo shtëpi tonën ka të paktën 70-80 pronarë. Po marr si shembull kompleksin e Angonatëve, a mundet sot që ky kompleks me aq shumë pronarë që ka të ketë mundësinë që të zhvillohet?!

Pra, Angonatët përveç emrit të madh që i ka ngelur sot, atë shtëpi të tyre që e shikon lehtësisht në hyrje të pazarit është shumë e vështirë që ta vësh në punë dhe ta kthesh në identitetin që ndoshta mund t’i jepte edhe vetë qytetit”, theksoi ndër të tjera Çuçi.

PËR MË SHUMË NDIQNI PODCASTIN E PLOTË

EMISIONET