VIDEO/ Elsa Skënderi, pedagogia e Letërsisë që frymëzohet nga hapësirat urbane të qyteteve

“N’Qytet me Maksin”, është podcasti i realizuar mbi arkitekturën, urbanistikën dhe elementët e lidhura me to, realizuar nga arkitekti Maks Kola.
E ftuara e radhës ishte pedagogia e Letërsisë Elsa Skënderi, e cila foli mbi një studim të sajin lidhur me përdorimin e Gjuhës Shqipe në emërtesat e qytetit të Tiranës.
“E kam nisur në fillim duke bërë një shkrim mbi emërtesat në zonat e Bllokut për të parë se sa ato ishin në gjuhë të huaj në një lagje që deri dje ishte tërësisht “e bllokuar”, pra nuk kishte qasje me të publiku i gjerë, por kishte të bënte me elitën e kohës, dhe nga një lagje hermetike u bë e hapur, kjo edhe në kuptimin e përdorimit të emërtesave në gjuhë të huaja që i ka edhe sot e gjithë ditën ato.
Në atë kohë e pashë këtë lagje në perspektivën e turizimit, duke qenë se ishte më e frekuentuara nga të huajt dhe pas saj mendova që ta shikoj këtë gjuhë edhe më përtej kësaj zone, pra gjuhën në hapësirën publike se si është, pasi në një farë mënyre ajo është dhe tregues i identitetit tonë.
Dhe më rezultoi se anglishtja është gjuha më e përdorur, e më pas saj, italishtja dhe frëngjishtja”, rrëfeu ndër të tjera pedagogia Elsa Skënderi.
PËR MË SHUMË NDIQNI PODCASTIN E PLOTË


