Përmirëson kujtesën dhe vigjilencën, përbërësi që duhet ta shtoni në kafe

Përmirëson kujtesën dhe vigjilencën,

Nuk mund ta imagjinoni ditën tuaj pa disa filxhanë kafe dhe sipas ekspertëve duhet t’i shtoni një përbërës. Gastroenterologu Will Bulsiewicz sugjeron të shtoni kanellë në pijen tuaj të preferuar.

Përkatësisht, konsumimi i rregullt i kanellës mund ta përmirësojë kujtesën, ta forcojë vigjilencën mendore dhe ndjenjën e mirëqenies. Me fjalë të tjera, e stimulon shumë mirë trurin tonë. Kjo ndodh falë cinamaldehidit, i cili i jep shijen kësaj erëze.

Kanella ka një histori të gjatë si erëz dhe ilaç, ndërsa në kohët e lashta konsiderohej më e çmuar se ari. Ka një erë të këndshme dhe shije të ëmbël, dhe është në dispozicion në formë shkopi ose pluhuri.

Për shkak të përbërësve cilësorë që përmban, kanella ka veti anti-inflamatore, antioksidante dhe jashtëzakonisht shëruese.

Kjo erëz ndihmon në uljen e niveleve të inflamacionit në trup dhe rregullon hormonet e stresit. Kjo është e rëndësishme, sepse inflamacioni në tru mund të çojë në probleme, si depresioni dhe humbja e kujtesës.

EMISIONET