Klevis Kapllani është 33 vjeçari që u gjet i pajetë në makinën e tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. I riu u gjet nga grumbulluesi i qumështit, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Në njoftimin zyrtar policia shprehet se viktima është gjendur i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit, 15 shtator, por hetuesit kanë dalë në përfundimin se ekzekutimi i të riut është bërë gjatë natës.

”Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç”, informon policia.

Ekzekutimi afer baneses- Kapllani ka qenë duke konsumuar një kafe tek lokali i fshatit ndërsa rreth mesnatës është nisur drejt banesës së tij e cila ndodhet 100 metër nga vendi ku u qëllua për vdekje.

Ne foto: Makina e viktimes, Klevis Kapllani, dhe viktima

Autorët që sipas policisë kanë qenë dy persona e kishin mirë menduar ekzekutimin e 33 vjeçarit. Ata fillimisht i kanë zënë rrugën me këta shkurre për të penguar kalimin e tij ndërsa me pas ata janë fshehur pas kësaj godine për disa minuta duke e qëlluar me pas me të paktën 10 plumba.

Ne foto: Copat e xhamave te mbetura ne vendin ku ndodhi krimi

Vrasja me silenciator- Familjarët por dhe banorët e zonës i thanë policisë që nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka për hetuesit janë ngritur dyshimet se është vrarë me pistoletë me silenciator.

33 vjecari është mbajtur nën vëzhgim prej disa ditësh nga autorët të cilët kanë monitoruar lëvizjet e tij.

 Të afërmit e viktimës i thanë policisë që kishin parë një person të dyshimtë i cili qëndronte në rrugicë, i cili dyshohet të jetë dhe një prej autorëve.

Pistoleta në makinë – Në vendngjarje policia ka gjetur dhe një armë zjarri pistoletë e cila është sekuestruar. Do jetë ekspertiza që do zbardhë nëse ka qenë e viktimës apo autorëve, por për hetuesit konsiderohet si provë e fortë për zbardhjen e ngjarjes.

Pista e hetimit – Pista kryesore që policia po heton është e shkuara e 33 vjeçarit i cili rezulton me precedent penal, pasi ka shlyer dënimin me burg për trafik të lëndëve narkotike. I riu rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Ai kishte 2 vite që ishte kthyer në Shqipëri ku nuk rezulton të ketë pasur dhe konflikt me persona të tjerë.

Pas ngjarjes së rëndë familjarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa daja i viktimës kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Lexo më shumë: Dëshmia e dajës: I shkrehën kallashin në trup Klevisit, ku është shteti? Turp, la foshnjen 2 muajshe

Ne foto: Makina ku u gjet i vdekur 33 vjeçari

Deshmite– Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetuesit kanë vijuar përgjatë gjithë paradites se të martës, 15 shtator, marrjen e dëshmive dhe sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve në rrugën kryesore çka mund të ndihmojë për identifikimin e autorëve.