Detaje të reja nga vrasja e 33 vjeçari Klevis Kapllani. Ka qenë një fshatar I zonës I cili grumbullonte qumështin e zonës që ka parë makinën me viktimën brenda dhe ka njoftuar policinë.  

Dyshohet se autorët, 2 persona I kanë zënë pritë rreth 100 metra nga shtëpia.

Banorët I kanë thënë policisë se kanë parë ditët e fundit persona të dyshintë të cilët qëndronin në hyrje të rrugicës.

Dyshohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim nga autorët prej disa ditësh.

Ata fillimisht I kanë zënë pritë duke vendosur disa shkurre për të bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ekzekutuar.

Nuk dihet ora e saktë e vrasjes por mendohet të jetë ora 23:00, 24:00 kur ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi.