TYM I ZI NË PRISHTINË/ Asgjë e re për Presidentin e ri nga takimi i dytë Kurti - Abdixhiku

TYM I ZI NË PRISHTINË/ Asgjë e re për Presidentin e ri nga

 Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zhvilloi një tjetër takim sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit.

Kurti, pas daljes nga takimi, tha shkurt para medieve se “takimi ishte konstruktiv, por nuk ka asgjë konkrete” sa i përket një marrëveshje për çështjen e presidentit.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.

Ndryshe, shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një deklaratë për media tha se shpreson se do të arrihet një konsensus dhe të gjithë deputetët do të kryejnë obligimin e tyre, do të rrinë në sallë dhe të shmangin edhe një palë zgjedhje të reja. 

Nuk dihet nëse Abdixhiku do të deklarohet për media. /KosovaPress/

EMISIONET