Propozimi i Ramës për Asociacionin, Muhaxhiri: Sa më shumë modele të ketë, aq më mirë për Kosovën

Njoftimi që bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se i ka përcjellë Presidentit të Francës, Macron dhe Kancelarit gjerman, Scholz një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nxiti reagime të ndryshme në Prishtinë. Rama tha se “dokumenti është konfidencial”, por u shpreh i bindur se është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën.

Analisti politik Artan Muhaxhiri, në një intervistë për “Ora News” u shpreh i mendimit se sa më shumë propozime të ketë aq më mirë është për Kosovën në mënyrë që ajo të ketë mundësi të zgjedhë modelin më të përshtatshëm për të.

“Sa më shumë vonohet Asociacioni, aq më shumë sdo të vonohet dialogu. Ai është një projekt të cilin e kërkojnë aleatët tanë dhe që ne më në fund të bëhemi shtet.

Ndaj nuk mendoj se synimi i aleatëve është zhbërja e Kosovës, por ç’tensionimi i situatës në Ballkan, si nevojë e asaj që po ndodh në Ukrainë.

Deri tani nuk ka një model të imponuar nga ndërkombëtarët, pra i është lënë palëve të gjejnë një zgjidhje, mirëpo për fat të keq deri tani Kosova nuk po vepron”, theksoi Muhaxheri.

EMISIONET