Ish-kryenegociatorja e Dialogut, Edita Tahiri paralajmëron: Mund të pritet ndëshkim i ri për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2023, 13:06
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe ndikimet e saj në marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.
Zonja Tahiri ka shkruar se Kosova, jo që nuk ka fituar, por është ndëshkuar.
Ish-diplomatja kosovare ka shkruar se mund të pritet ndëshkim i ri.
“Kosova jo e fituar, por e ndëshkuar! Mund të pritet ndëshkim i ri…” – shkroi ajo në Facebook.