Prokuroria zbardh rastin në Pejë/ Burri akuzohet për dhu*im të bashkëshortes dhe posedim të a*mëve pa leje

Prokuroria zbardh rastin në Pejë/ Burri akuzohet për dhu*im

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se më 22 dhe 23 shkurt 2026, në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.

Gjithashtu, ai akuzohet se për një periudhë të caktuar kohore ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj në kuadër të marrëdhënies familjare.

Në një tjetër pikë të aktakuzës, Prokuroria bën të ditur se i pandehuri dyshohet se ka mbajtur pa autorizim armë zjarri, municion dhe mjete të tjera të ndaluara, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë hetimeve.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet.

 

 

EMISIONET