Po shkonin drejt ndarjes, si 31-vjeçarja futi në kurth të dashurin dhe e vr*u! Viktimë edhe gruaja e xhaxhait të saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare.
Paraprakisht raportohet se çifit ishin prej kohësh në një lidhje së bashku dhe së fundmi kanë pasur probleme në marrëdhënie e cila ishte drejt ndarjes.
Mediat vendase raportojnë se Ardita Gashi dyshohet se e ka ftuar 45-vjeçarin Ilaz Brahim në banesën e saj, ku më pas ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, në vendngjarje mësohet se ka mbërritur dhe një familjare e autores së dyshuar, konkretisht thuhet se është gruaja e xhaxhait, Miradije Gashi.
Kjo e fundit mbeti e plagosur rëndë, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë në spital.

