Nuk ndalen sulmet në shkollat e Beogradit, ish-nxënësi i shkollës së mesme plagos me thikë shokun dhe një mësues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2023, 16:20
Ende pa u mbyllur plaga e masakrës në shkollën fillore në Beograd një tjetër incident është regjistrur sot në një shkollë të mesme.
Një ish-nxënës i shkollës së mesme “Ruđer Boshkoviq” ka plagosur me thikë një shok 16 vjeç dhe një mësues 44 vjeç, raporton Tanjug.
Mësohet se mësuesin e ka plagosur në krah. Policia ka ndaluar adoleshentin 16 vjeçar.