Nis punën Telat Xhaferri, Haxhiu: Qeveria e tij e mandatuar për të organizuar zgjedhje demokratike dhe të besueshme

Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, i cili është Talat Xhaferi. Xhaferri ka marrë detyrën si kryeministër, e dorëzuar nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” Zekorja Haxhiu, Gazetar Tv 21 sqaroi procedurat e marrjes së detyrës të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri.

“Kompetencat e tij do të jenë tëq njëjta, por të kushtëzuara. Pasi mandati i tij është të bëjë zgjedhjet e parakohshme.

Dhe detyra e kësaj qeverie është organizimi i zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme në fund”, theksoi ai.

Sa i përket përjetimit të shqiptarëve për këtë mandat të parë në historinë politike të shqiptarëve atje, Haxhiu u shpreh se ndjenjat e tij populli, siç ndodh kudo në Ballkan, i shpërfaq gjithmonë në bazë të përkatësisë politike të tij.

“Gjithsesi shqiptarët e kanë mirëpritur këtë zhvillim, pavarësisht anësive politike. Por nga ana tjetër kemi partitë shqiptare të opozitës, të cilat këto ditë kanë dhuruar një fotografi negative sa i përket bashkimit të shqiptarëve”, theksoi ai.

EMISIONET