Nexhmedin Spahiu: Kosova duhet të ketë agjendë më të qartë në diplomaci!

Skandali në Shtëpinë e Bardhë dhe dështimi i qeverisë, zbulohet e vërteta e hidhur për politikanët Një takim i nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes presidentes së Kosovës dhe Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, është kthyer në një dëshmi të dështimit diplomatik. Në vend që të shfrytëzohej si një mundësi e rrallë dhe e artë për një shtet të vogël, takimi zbuloi mungesën e një agjende të qartë shtetërore. Zërat kritikë vënë në dukje se, në vend që të paraqiteshin dhjetëra kërkesa të gatshme për të marrë një përgjigje të menjëhershme nga diplomati amerikan, pala kosovare u gjet e papërgatitur
Analisti dhe profesori Nexhmedin Spahiu ka qenë së fundmi në qendër të diskutimeve publike pas deklarimeve të tij mbi mënyrën se si përfaqësohet Kosova në arenën ndërkombëtare dhe mbi klimën politike në vend.
Në intervista televizive për “Ora News” dhe analiza publike, Spahiu ka ngritur pikëpyetje mbi qasjen institucionale në takimet me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e një agjende më të qartë shtetërore dhe kërkesave të mirëstrukturuara në diplomaci.
Sipas tij, një shtet i vogël si Kosova duhet të jetë më i fokusuar dhe më i drejtpërdrejtë në artikulimin e prioriteteve të veta gjatë kontakteve me zyrtarë të lartë të huaj.
Deklaratat e tij kanë nxitur debat në opinionin publik, me disa që i shohin si kritikë të nevojshme për përmirësimin e performancës institucionale, ndërsa të tjerë i konsiderojnë si interpretime të debatueshme mbi mënyrën e zhvillimit të komunikimeve diplomatike.
Në të njëjtën kohë, Spahiu është bërë pjesë e diskutimeve më të gjera politike në prag të përmbylljes së fushatës zgjedhore në Kosovë, ku po analizohen si performanca e qeverisë, ashtu edhe alternativat politike të opozitës.
Debatet aktuale tregojnë një klimë të polarizuar politike në vend, ku çështjet e politikës së jashtme dhe ato të zhvillimit të brendshëm vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike.
Nexhemedin Spahiu:Ajo do të duhej, ajo do të duhej që t'i shtronte atij 100 kërkesa, t'i kishte ato të gatshme në majë të gjuhës, në mënyrë që Marco Rubio të mos kishte kohë ta pyeste se çfarë mund të bëjë, por t'i përgjigjej se këtë mund ta bëj, këtë s'mund ta bëj, këtë mund ta bëj, këtë s'mund ta bëj. Dhe jo të vinte në pozitë që ai të pyeste se çfarë mund të bëj për ju. Kjo tregon se ajo fare nuk është... nuk ka qenë e impenjuar me interesat e Kosovës, me kërkesat e Kosovës nga aleati më i madh strategjik i Kosovës e të tjerë. Kjo tregon thjesht që ajo si presidente ka shikuar vetëm interesat e saj dhe jo interesat e Kosovës. Thjesht është shpërfaqje e kësaj dhe kjo natyrisht që i humb autoritetin para zgjedhësve, para njerëzve të cilët e kanë menduar si njeri të aftë apo si patriote, gjë që tregon krejt të kundërtën. Një president i një vendi të vogël e të varfër siç është Kosova, do të duhej t'i kishte axhendat në majë të gjuhës, kërkesat të cilat sekretari do të duhej të përgjigjej me po ose jo. Por jo të vinte në pozitë që ta pyeste se çfarë mund të bëjë për ju. Njerëzit ndaj nuk u besojnë. Thjesht, njerëzit e dinë që vazhdimi i qeverisjes së Albin Kurtit nuk do të sjellë projekte madhore. Sepse kemi përvojën pesëvjeçare, që ai domethënë nuk ka bërë 5 kilometra autostradë gjatë gjithë këtyre pesë vjetëve. Rrugën Prishtinë-Mitrovicë nuk e ka përfunduar dot, nuk ka bërë domethënë të gjitha autostradat që kanë qenë për qytetet kryesore, të kanë mbetur në gjysmë. Thjesht ai ka bërë një, si të them, përkrahje sociale shtresave të ndryshme, gjë që qeveritë paraprake nuk e kanë bërë. Por zhvillimi në Kosovë nuk është që pritet nga ana e Albin Kurtit. Nga ana tjetër, njerëzit kanë frikë se sikur opozita të vjen në pushtet, ata do të vazhdojnë me hajnitë e vjetra, me korrupsionin e vjetër dhe jo që nuk do të kenë zhvillim..."

