Në sitë pikat kufitare me Shqipërinë, 46 efektivë dhe dy doganierë të Kosovës nën akuzë për ryshfet

Një operacion i inspektoriatit policor të Kosovës është finalizuar me arrestimin e 46 punonjësve të policisë së pikave kufitare me Shqipërinë, asaj të Qafë Morinës dhe Qafë Prushit.
Bashkë me 46 oficerët e policisë të akuzuar janë dhe 2 doganiere.
Aksioni është udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale pas hetimeve disa mujore që kanë të bëjnë me veprimet e paligjshme në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Sipas autoriteteve atje hetimi për zyrtarët e pikave kufitarë ka nisur një vit më parë për përfshirjen e policëve dhe doganierëve në aktivitete të kundërligjshme. Provat e mbledhura kanë treguar për implikimin në abuzime të një numri të zyrtarëve policorë, për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Pavarësisht se oepracioni i palës kosovare është shtrirë dëri në kufirin shqiptarë burime nga drejtoria e përgjithshme e policisë në Tiranë thonë së autoritëtet shqiptare nuk kanë pasur bashkpunim me homolgët kosovarë në lidhjë më këtë operacion.
Burimet i thanë Ora News se pala shqiptare është e gatshme të bashkëpunonjë më autoritetet kosovare për të ndihmuar në zbulimin e aktivitetit që zyrtarët e arrestuar kanë pasur në Shqipëri.


