NATO dhe ndalimi i spastrimit etnik në Kosovë gjatë 99'/ Drenori: Shënoi hapin e parë drejt çlirimit të vendit

Në një lidhje direkte për Ora News në hapësirën "Për shqiptarët", ka qenë analisti Xhavit Drenori i cili ka folur për ndërhyerjn e NATO-s në 1999 në Kosovë.

Ai e cilësoi goditjen mbi trupat serbe si shënimi i një momenti vendimtar për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare.

Kjo ndërhyrje  ndërkombëtar ndaloi fushatën e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve dhe hapi rrugën për çlirimin e vendit dhe ngritjen e institucioneve shtetërore, deri te shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

"Kam qenë 20 vjeçar në atë kohë dhe lajmin e morëm nga Radio Televizioni Shqiptar. Ishte një gëzim jashtëzakonisht i madh. Fillimi i bombardimeve ndaloi spastrimin etnik dhe shënoi hapin e parë drejt çlirimit të vendit.

....

Kjo ngjarje mbetet një ndër më të rëndësishmet në historinë e popullit tonë. Ajo përbën themelin mbi të cilin u ndërtua shteti i pavarur i Kosovës dhe do të mbahet gjithmonë në kujtesën tonë historike."

Gratë, burrat dhe të rinjtë që përjetuan ato momente, e kujtojnë sot me respekt dhe krenari si fillimin e rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë."- tha ai.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET