Ministrja e Jashtme pritet ditën e nesërme në Prishtinë, Spiropali takim zyrtar me kryediplomatin Konjufca

Ministrja e Jashtme pritet ditën e nesërme në Prishtinë,

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali do të kryejë nesër një vizitë zyrtare në  Prishtinë, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të  Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës takimi do të zhvillohet në orën 10:00 të paradites.

“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Datë:  25 shkurt 2024. Ora: 10:00. Vendi: Objekti i MPJD-së”,thuhet në njoftim.

Pas takimit, Spiropali dhe Konjufca do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

 

EMISIONET