Merz i kërkon Kurtit hapa konkretë në dialogun me Serbinë: Përpara jush qëndrojnë detyra sfiduese, jam i sigurt që do merrni vendimet e duhura

Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përparime të tjera në dialogun me Serbinë. Përmes një letre zyrtare, Merz uroj Kurtin për mandatit të ri qeverisës.
Merz u shpreh se përpara qeverisë së Kurtit qëndrojnë detyra sfiduese dhe se është i bindur që me anë të provojës së tij, Kurti do të marr vendimet e duhura për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Në fund Merz shkruan se në këtë detyra, Gjermania është në mbështetje të plotë të Kosovës.
Letra e urimit e Merz:
I nderuar zoti Kryeministër,
për rizgjedhjen tuaj ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem për mundësinë që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona.
Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.
Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj.
Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses.
Me përshëndetje të përzemërta
