Merr fund "arratia", këngëtarja Fjolla Morina arrestohet në Prishtinë

Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, është arrestuar nga policia e Kosovës pas disa muajsh qëndrimi në arrati. Prangosja e saj është bërë me qëllim ektradimi ne Shqipëri, ku është dënuar në mungesë me 6 vjet burg për akuzën e trafikimit të armëve.

Këngëtarja, Fjolla Morina, është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë pas disa muajsh qëndrimi në arrati. Ndalimi i saj është bërë në lagjen "Emshir" të kryeqytetit.

Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë pas nje hetimi të nisur ndaj saj për trafikim të armëve.

Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila bëri të ditur se ka zbatuar urdhrin ndërkombëtar të arrestit lëshuar ndaj saj, nga autoritetet shqiptare.

Ndaj këngëtares rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit, ndërkohë që pas arratisjes së saj nga Kukësi, gjykata e shkallës së parë e ka dënuar me 6 vjet burg.

Akuza ndaj këngëtares lidhet me arrestimin e saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku gjatë kontrollit iu gjetën në çantë dy revole.

Gjykata e la Morinën në "arrest shtëpie", por ajo disa muaj më vonë u arratis nga banesa ku qëndronte në Kukës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Tashmë për këngëtaren duhet të shprehet gjykata e Prishtinës nëse do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

Tashmë këngëtares pritet ti shtohet edhe një akuzë e re, ajo e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit, pasi është larguar pa leje nga "arresti shtëpiak" me qëllimin për t'iu shmangur drejtësisë.

EMISIONET