Haxhiaj komenton marrëveshjen në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë

"Nuk ka vend për të festuar". Kështu thotë Serbeze Haxhiaj opër "Drejt" duke komentuar marrëveshjen në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshimin nga marrëveshjet e tjera ajo e sheh tek garancia dhe përkushtimi më i madh europian.

Haxhiaj: Ajo që dallon kësaj here është se ka një garanci më të madhe dhe përkushtim më të madh europian. Kosova nuk është fituese, duhet të ketë shumë kujdes në implementimin e kësaj marrëveshje. Duhet të ketë kujdes si do ta hartojë draft statutin e Asociacionin në formën që është riemërtuar. Frika më e madhe në Kosovë është çfarë do të ndodhë në vijim.Kemi të bëjmë me një shtet që nuk mund ti besohet. Opozita nuk ka kredo morale për ta kritikuar. Është një formë më e mirë se ajo që u iniciua fillimisht por nuk është diçka me të cilën mund të mburret qeveria aktuale.

EMISIONET