"I ruajtën fytyrën Vuçiç para serbëve", Bumçi shpjegon mungesën e firmave në marrëveshjen e Ohrit

Aldo Bumçi, ish-Ministër i Jashtëm, i ftuar në "Drejt" shpreh buindjen se Ohri ka prodhuar një marrëveshje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.

Mungesën e firmave të Kurtit dhe Vuçiç në dokument, Bumçi e sheh si mekanizëm të BE për ti ruajtur fytyrën Vuçiç para serbëve.

Bumçi: Marrëveshje ka por nuk kemi nënshkrim. Është gjetur si një mënyrë për të angazhuar Serbinë dhe ruajtur fytyrën Vuçiç që brenda opinionit publik serb ai të dalë që nuk ka firmosur marrëveshjen. Por të gjithë palët thonë se marrëveshje ka. Ballkani është rajoni më i kërcënuar nga projeksioni rus me Serbinë, qëllimi i BE-SHBA është për të shmangur këtë rajon nga mundësia e ndikimit rus. Është në interesin tonë të arrihet marrëvesha sot, Serbia nuk ka më Rusinë pas si një aktor të fuqishëm.

EMISIONET