Lista Serbe thirrje komunitetit: Aplikoni për dokumente të Kosovës

Lista Serbe thirrje komunitetit: Aplikoni për dokumente të

Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas marrëveshjes që arriti Kosova me Bashkimin Europian për mënyrën e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet, të cilët do të preknin komunitetin serb në Kosovë.

Duke u shpjeguar mënyrën se si mund të pajisen tashmë me dokumente, Lista Serbe u bëri thirrje mbi 10 mijë serbëve pa dokumente që të nisin e të aplikojnë.

“Që ky proces të ketë sukses, është e nevojshme që kjo zgjidhje të përdoret nga qytetarët tanë, si ata që u janë refuzuar dokumentet, ashtu edhe ata që nuk kanë marrë kurrë përgjigje në kërkesën e tyre për lëshimin e dokumenteve, si dhe ata që, të dekurajuar nga situata, nuk kanë aplikuar kurrë për dokumente, si të rritur ashtu edhe të mitur, dhe për të treguar se jemi populli ynë, se ekzistojmë dhe se kërkojmë respekt për të drejtat tona, por edhe që të mund të qëndrojmë në shtëpitë tona. Ne e dimë shumë mirë qëndrimin e popullit tonë ndaj këtyre dokumenteve, por në këtë moment kjo zgjidhje ka penguar 10,000 njerëz tanë të mbeten jashtë Kosovës, të bllokojnë punën e institucioneve shëndetësore dhe arsimore dhe të lënë komunat dhe fshatrat tona pa serbë pas 27 vitesh luftë të guximshme nga të gjithë qytetarët tanë”.

Për marrëveshjen me BE-në të dakorduar nga kryeministri Albin Kurti, kjo parti tha se u bë edhe me ndihmën e “udhëheqjes sonë shtetërore”, duke iu referuar Beogradit.

Lista Serbe tha se po punojnë shumë “për të gjetur një zgjidhje për problemin e automjeteve dhe besojmë se me mbështetjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, së shpejti mund të arrijmë një zgjidhje që do t’u sjellë dobi qytetarëve tanë”. /KosovaPress

EMISIONET