Kurti hesht për hapat e ardhshëm pas shpalljes së rezultateve: Jam vonë për takimet e radhës!

Kurti hesht për hapat e ardhshëm pas shpalljes së rezultateve:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët lidhurme hapat e mundshëm pas certifikimit, Kurti nuk dha një përgjigje konkrete, duke shmangur komentet për çështjen.

“Me duhet të shkoj me shpejtësi, sepse jam vonë për takimet e radhës”, u shpreh ai shkurt para mediave.

Deklarata e Kurtit vjen në një kohë kur vëmendja është përqendruar te zhvillimet politike pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe pritjet për hapat e ardhshëm institucionalë.

EMISIONET