Gogu: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, ky moment historik nuk duhet humbur

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu bëri të ditur se mori pjesë dje në një diskutim me studentët e Kolegjit të Evropës dhe me ish-presidentin francez, François Hollande, për të ardhmen e projektit evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu theksoi rëndësinë e vijimit të reformave në kuadër të integrimit evropian, duke nënvizuar se aktualisht vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
“Kur miqtë dhe partnerët tanë më të rëndësishëm na thonë se Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo është edhe një arsye më shumë për të vazhduar me vendosmëri reformat dhe punën tonë”, shkruan Gogu.
Ministri tha se vendi ndodhet përballë një momenti historik që nuk duhet humbur.
Ky është një moment historik që nuk duhet ta humbasim. Integrimi evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por garancia për një Shqipëri më të drejtë, më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar”, tha Gogu.

