EMRAT/ Grabitën banesën në Tiranë nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim

EMRAT/ Grabitën banesën në Tiranë nën

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër për një vjedhje të kryer në një banesë më datë 23 qershor.

Policia bën me dije se grabitja është shënuar në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”, ku tre personat kanë arritur të vjedhin nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan Ersjan Senka, 20 vjeç dhe Kristi Kacoli, 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar Xhoni Trampo, 21 vjeç.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete prerëse, 2 poseduesit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjedhur aty, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë.” njofton policia.

EMISIONET