Kryeministri grek akuzoi Turqinë se po k*rcënon hapur me l*ftë

Kryeministri grek akuzoi Turqinë se po k*rcënon hapur me l*ftë

Gjatë samitit të 36-të të NATO-s në Ankara, ndodhi një incident diplomatik kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis akuzoi vendin pritës, Turqinë, për "kërcënime të hapura lufte" kundër vendit të tij, edhe pse të dy vendet janë anëtare të Aleancës.

Duke folur pas takimit midis Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Mitsotakis nuk donte të komentonte mbi bisedimet rreth shitjes së mundshme të avionëve luftarakë amerikanë F-35 në Turqi, por në vend të kësaj bëri akuza të drejtpërdrejta kundër Ankarasë.

“Nuk do të komentoj për deklaratat e bëra më parë nga Trump dhe Erdogan. Aleanca duhet të bazohet në parimin themelor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Vendi im vazhdon të përballet me kërcënimin e hapur të luftës nga Turqia”, tha Mitsotakis, duke shtuar se “ndjeshmëria e të gjithë aleatëve të NATO-s duhet të merret në konsideratë”.

Ai shprehu besimin e tij se çështjet e diskutueshme mund të zgjidhen "në frymën e bashkëpunimit".

Në fund të fjalimit, kryeministri grek u përpoq të ulte tensionet, duke theksuar se është "gjithmonë kënaqësi" për të të vizitojë Ankaranë dhe se ai gjithmonë ka qenë një avokat i përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje.

EMISIONET