FOTO/ Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin e veçantë ku zbuloi gjininë e Poit / Rrëfimi emocionues për vajzën e saj

FOTO/ Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin e veçantë ku

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment nostalgjik dhe emocional nga periudha e shtatzënisë, duke u rikthyer pas gjashtë vitesh në vendin ku organizoi ceremoninë e zbulimit të gjinisë së vajzës së saj, Poi.

Rikthimi në atë destinacion i solli kujtime të veçanta moderatores dhe influencueses, e cila tregoi historinë përmes rrjeteve sociale pas një pyetjeje nga një ndjekëse, e cila e pyeti nëse vendi ku po pushonte aktualisht ishte i njëjti ku kishte zbuluar gjininë e foshnjës.

Sara konfirmoi se bëhej fjalë pikërisht për të njëjtin vend dhe ndau me ndjekësit emocionet e asaj periudhe.

FOTO/ Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin e veçantë ku

“Po, këtu kemi bërë gender reveal e Poit. Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë”, shkroi ajo.

Me këtë rrëfim, Sara kujtoi se gjatë shtatzënisë kishte qenë e bindur se do të bëhej nënë e një djali, por sot e sheh me shumë dashuri dhe mirënjohje ardhjen në jetë të vajzës së saj.

Postimi i saj u prit me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët vlerësuan emocionin dhe sinqeritetin e kujtimit të ndarë nga një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj.

EMISIONET