VIDEO/ Rruga Elbasan–Rrogozhinë 87% e përfunduar, vijojnë punimet në segmentin e Korridorit VIII

VIDEO/ Rruga Elbasan–Rrogozhinë 87% e përfunduar, vijojnë

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të mira, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në 87%.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit. Ndërkohë, në segmentin Papër–Ura e Grykshit, Faza II, kanë nisur punimet për shtrimin e shtresave asfaltike dhe vendosjen e elementeve të sigurisë rrugore.

Sipas ministrit, përfundimi i këtij aksi do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke rritur sigurinë rrugore.

“Përfundimi i këtij aksi do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët dhe bizneset. Do të shkurtojë kohën e udhëtimit, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të mundësojë lidhjen mes zonave përreth”, u shpreh Karakaçi.

EMISIONET