Gra, largojini burrat sa t’i shihni këto FOTO! E quajtën “të shëndoshë”, por Can Yaman nuk mbahet, i heq të gjitha

Aktori i njohur turk Can Yaman ka reaguar pas komenteve dhe lajmeve të publikuara në mediat turke, ku u pretendua se ai kishte shtuar në peshë dhe kishte ndryshuar pamjen fizike.
Ylli i serialeve turke vendosi të mos heshtë dhe iu përgjigj kritikëve përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një foto nga banja dhe ironizoi komentet për trupin e tij.
Yaman akuzoi disa persona në media se po përpiqen të krijojnë lajme të pavërteta rreth tij, duke e portretizuar si “të shëndoshë” apo duke pretenduar se ai po kërkon vëmendje për shkak të ndryshimeve fizike.

“Shikoni çdo pjesë timen! Mos u shqetësoni, peshoj 105 kilogramë, por kam muskuj kudo. Thjesht dukem më i madh kur vesh kostum, nuk kam vënë bark”, u shpreh aktori.
Can Yaman theksoi se ndryshimet në peshë janë pjesë e përgatitjes profesionale për rolet e tij dhe se gjatë karrierës ka ndryshuar fizik sipas kërkesave të projekteve ku ka marrë pjesë.
“Nuk i ngjaj të gjithëve, jam jashtëzakonisht profesional. Shtoj peshë, humbas peshë, bëj çfarë është e nevojshme sipas rrethanave. Nuk kam ndërmend ta lë veten pas dore deri sa të vdes”, deklaroi ai.
Aktori vijoi me një mesazh ironik ndaj kritikëve, duke i këshilluar që të fokusohen më shumë te kujdesi për veten dhe jo te komentet për pamjen e tij.
“Mos prisni që unë të rrëzohem, të shkatërrohem apo të mbaroj nëse nuk stërvitem. Nuk mund të më mërzisni me këto histori; me kalimin e viteve jemi forcuar”, tha Yaman.
Ai u kërkoi mediave dhe kritikëve të ndalojnë përpjekjet për ta diskredituar dhe të përqendrohen te sukseset dhe projektet e tij profesionale.
Reagimi i aktorit ka marrë vëmendje të madhe te fansat e tij, të cilët e kanë mbështetur për mënyrën se si iu përgjigj komenteve mbi pamjen fizike.



