Krizë politike në Kosovë/ Isufi: Jemi në një ngërç politik, duhet të dalim nga kjo situatë
Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se Kosova është në një ngërç politik dhe se duhet të dilet nga kjo situatë.
Isufi: Është një ngërç politik aktualisht.
Sepse e shohim se nuk janë partitë të unifikuara që të zgjidhin këtë çështje apo të dalin nga kjo situatë tashmë e krijuar sidomos që nga 15 prilli kur është thirrur seanca e parë konstituive nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Shohim që Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sipas Kushtetutës në fakt e cila përcakton që partia e parë fituese apo mandatari fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit duhet të propozojë kryetarin për Kuvend dhe kjo edhe ligjërisht por edhe sipas Kushtetutës i takon pra Lëvizjes VetëVendosje.
Por që shohim se partitë e tjera opozitare pra nuk pranojnë të propozuarin që në fakt në këtë rast i bie të propozuarën nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

