Kriza politike në Kosovë/ Spahiu: Pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese në 2014-ën

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu në një intervistë në Ora News u shpreh se kriza politike në Kosovë është pasojë e një vendimi të gjykatës Kushtetuese në vitin 2014.

Spahiu: Kriza politike me të cilën  po ballafaqohet Kosova është pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në atë kohë për të mbajtur Hashim Thaçin në pushtet i cili edhe pse doli fitues në zgjedhje, 4 partitë opozitare u bënë bashkë dhe deshën ta hidhin në opozitë.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese në atë kohë e kontrolluar nga Hashim Thaçi mori një vendim që kryetari i parlamentit i takon patjetër partisë së parë.

Kjo për ta prishur formulën e atyre partive që në atë kohë dëshironin ta hidhin në opozitë Thaçin.

EMISIONET